Bota

Pas arritjes së marrëveshjes Lajçak dhe Escobar drekojnë së bashkë në Bruksel

30 Shtator 2021, 12:44 Nga DOSJA
Pas arritjes së marrëveshjes Lajçak dhe Escobar drekojnë

BRUKSEL– I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Bruksel.

Në një status në Twitter, Lajçak ka falenderuar diplomatin amerikan për mbështetjen që i ka dhënë dialogut mes dy shteteve.

E falenderoj Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Gabriel Escobar i cili ka kaluar ditët e fundit në Bruksel në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Unifikimi BE-SHBA është çelësi për sukses në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcak.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gabriel escobar miroslav lajčák gabriel escobar miroslav lajčák

Sondazh

Poll