Bota

‘Është mirë për tërë rajonin’, Von der Leyen përgëzon arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi mbi reciprocite

30 Shtator 2021, 12:02 Nga DOSJA
‘Është mirë për tërë rajonin’, Von der

BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe nisjes së punës për një zgjidhje të përhershme midis dy palëve.

Në një status në Twitter ajo u shpreh se kjo marrëveshje është një zhvillim pozitiv pas takimeve të saj me Kurtin dhe Vuçiçin.

E mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel mes Serbisë e Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti. Është mirë për tërë rajonin. Dialogu tani duhet të vazhdojë”,- ka shkruar ajo.

Lajmi kryesor/ Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, nga 2 tetori largohen forcat speciale nga pikat kufitare dhe vendoset KFOR

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni arrihet marreveshja per targat ursula von der leyen arrihet marreveshja per targat ursula von der leyen

Sondazh

Poll