Punëtorët e zinxhirit të furnizimit ngrenë alarmin, rrezikohet kolapsi i sistemit global të transportit
30 Shtator 2021, 11:40Nga DOSJA
ANGLI– Peshkatarët, kamionistët dhe punonjësit e linjave ajrore, të cilët janë përballur me karantinën dhe masat kufizuese të marra gjatë pandemisë, po hasin vështirësi në menaxhimin dhe mbajtjen e zinxhirëve globalë të furnizimit. Ata shprehen se janë në krizë për shkak të bllokimit të tregtisë botërore. Në një letër të hapur, drejtua krerëve të shteteve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkaura, Dhoma Ndërkombëtare e Transportit (ICS) dhe grupime të tjera të industrsië, dhanë paralajmërimin për një “kolaps global të transportit”, nëse qeveritë nuk rikthejnë lirinë e lëvizjes dhe tu japin prioritet për marrjen e vaksinave të miratuara nga OBSH. Letra u firmos nga Agjencia e Transportit Ajror Ndërkombëtar, Bashkimi Ndërkombëtar i Transportit Rrugor dhe Federata Ndërkombëtare e Punonjësve të Transportit. Së bashku ata përfaqësojnë 65 milion punëtorë transporti në të gjithë globin.
“Të gjithe sektorët e transportit po përballen më pakësim të stafit dhe shumë të tjerë pritet të largohen, si rezultat I trajtimit të dobët që miliona prej tyre kanë hasur gjatë pandemisë, gjë kjo që e vendos shërbimin e zinxhirit të furnizimit në rrezik të madh” shtuan ata.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Punëtorëve të Transportit, Stphen Cotton, tha se ka ardhur momenti që krerët e qeverive tu përgjigjen nevojave të këtyre punëtorëve.
SHBA- Presidenti rus, Vladimir Putin solli një përkthyese femër tërheqëse në një takim me Donald Trump në Samitin e G20 në Osaka në 2019 si një mënyrë për të sh...
KOSOVË – Ekonomia e Kosovës ka pësuar më së shumti nga raportet e tensionuara politike dhe etnike që janë shfaqur ndër vite mes Kosovës dhe Serbisë, ...
BRUKSEL– Pas dy ditësh bisedime në Bruksel arrihet marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë.Lajmin e ka dhënë i dërguari i BE-së ...
Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se është i gatshëm të rikthejë linjat e komunikimit me Korenë Jugore para fillimit të tetorit, mirëpo vazhdon të ...
BJELLORUSI- Forcat e sigurisë bjelloruse vranë një 31-vjeçar, të identifikuar nga opozita pro-demokratike si punonjës i IT me kompaninë amerikane EPAM Sy...
FRANCË- Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy përballet me një dënim të mundshëm me burg pasi një gjykatë në Paris e shpalli atë fajtor për financimin il...
Senati amerikan do të votojë më 30 shtator për një rezolutë që do të parandalojë mbylljen e Qeverisë, vetëm disa orë para afatit të fundit për të vazhduar fonde...
SERBI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në vazhdën e turit të saj ballkanik, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vu&cce...