Bota

Kurti: Tani fillon epoka kur Serbia mësohet me reciprocitetin

30 Shtator 2021, 12:31 Nga DOSJA
Kurti: Tani fillon epoka kur Serbia mësohet me reciprocitetin

KOSOVË – Presidenti i Kosovës, Albin Kurti, ka folur ditën e sotme lidhur me takimin në Bruksel, ku ka thënë se tani fillon epoka kur Serbia mësohet me reciprocitetin.  Kurti ka theksuar se me marrëveshjen e sotme në Bruksel është vendosur reciprociteti i targave të automjeteve.

“Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet. Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë”, ka shkruar ai.

Në fjalën e tij Kurti ka theksuar se forcat speciale të Kosovës duhet të tërhiqen për t’u lënë vendin forcave të KFOR,pasi edhe forcat speciale serbe do të largohen gjithashtu.

” Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt“, tha Kurti.

Lajmi kryesor/ Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, nga 2 tetori largohen forcat speciale nga pikat kufitare dhe vendoset KFOR

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni

Sondazh

Poll