Bota

Qendrat për kontrollin e sëmundjeve: Gratë shatzëna duhet të vaksinohen

30 Shtator 2021, 12:06 Nga DOSJA
Qendrat për kontrollin e sëmundjeve: Gratë shatzëna duhet

SHBA – Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhanë një rekomandim urgjent të mërkurën për gratë shtatzëna dhe ato që kanë lindur kohët e fundit për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Gratë që përpiqen ose planifikojnë të mbeten shtatzënë dhe ato që ushqehen me gji gjithashtu duhet të vaksinohen, por vetëm 31% e tyre janë vaksinuar sipas CDC.

Sipas CNN, CDC rekomandon fuqimisht vaksinimin kundër COVID-19 para ose gjatë shtatzënisë sepse përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet e njohura ose të mundshme. Deri në 27 shtator 2021, më shumë se 125,000 raste të konfirmuara laboratorike të COVID-19 janë raportuar tek njerëzit shtatzëna, duke përfshirë më shumë se 22,000 raste të shtruara në spital dhe 161 vdekje.

Rreziku nuk është vetëm për nënën. Covid-19 në shtatzëni mund të shkaktojë lindje të parakohshme ose foshnje të lindura aq të sëmura saqë duhet të shkojnë direkt në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, ose NICU.

“Ne e dimë se për shkak të Covid disa fëmijë do të rriten pa nënat e tyre, por ne dimë që vaksinat kundër Covid-19 janë të sigurta dhe efektive. Nëse jeni shtatzënë, pas lindjes, ushqeni me gji, po përpiqeni të mbeteni shtatzënë tani ose mund të mbeteni shtatzënë në të ardhmen, ju lutem vaksinoheni”, kanë thënë ata.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cdc grate shtatzena te vaskinohen qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve cdc grate shtatzena te vaskinohen qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve

Sondazh

Poll