Politike

Dje lëshoi “Bombën Basha”, Evi Kokalari shkon në Presidencë, takon Metën: Ishte kënaqësi!

30 Shtator 2021, 12:03 Nga DOSJA
Dje lëshoi “Bombën Basha”, Evi Kokalari shkon në

TIRANË– Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta. Ajo vetë ka publikuar një foto me kreun e shtetit, duke e falenderuar për bisedën dhe drekën që kishin konsumuar së bashku.

“Ishte kënaqësi të takohesha më në fund me presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe për bisedën tuaj të këndshme,”-shkruan ajo krahas fotos.

POSTIMI I PLOTË:

Ndërkohë që vetëm dje lëshoi akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në krah të Berishës gjatë “Foltores” që u zhvillua dje në Durrës, Kokalari tha se Bashës iu zbulua historia e lobingut përmes një kompanie ruse në SHBA dhe iu anulua viza për 2-3 vite. Po ashtu, sipas saj, dosja konsiderohet e mbyllur pasi Basha përjashtoi nga grupi parlamentar, ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë gjithçka u hodh poshtë nga PD, duke paralajmëruar dhe një përballje në Gjykatë.

Por ndërkohë tensione me SHBA nuk kanë pasur vetëm demokratët, por edhe presidenti Ilir Meta, i cili gjatë fushatës elektorale, nuk është kursyer në replika me ambasadoren Yuri Kim. Dy ditë para zgjedhjeve, Meta deklaronte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund edhe ta vrisnin, ndërsa ambasadorja kërkonte që kreu i shtetit të ulte tonet.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evi kokalari evi kokalari takon ilir meten ilir meta evi kokalari evi kokalari takon ilir meten ilir meta

Sondazh

Poll