Politike

DOKUMENTI/ Vendet skeptike në BE mund ta ndryshojnë perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor

29 Shtator 2021, 10:29 Nga DOSJA

BRUKSEL- Anëtarësimi dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian mund të mos jetë më e ardhmja e rajonit. Garancia mund të hiqet nga unioni, ndërsa lajmi është publikuar nga Reuters, që shkruan se një dokument është publikuar ku referohen pikat kryesore të samitit të 6 tetorit në Slloveni.

Ky draft, që mban datën 11 shtator, referon se Bashkimi Evropian do të përsërisë premtimin se mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo është pika që ka sjellë edhe rezervën. Reuters shkruan se vendet skeptike si Danimarka, Holanda dhe Franca kanë frikë nga nxitimi dhe pranimi i nxituar i 6 vendeve në Union.

Ky dokument, siç mund ta shihni në foto, provon edhe njëherë qartazi se BE po bëhet gjithnjë e më skeptike dhe e rezervuar për integrimin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës në Union.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike drafti i reuters integrimi ne be drafti i reuters integrimi ne be

Sondazh

Poll