Politike

VIDEO- ‘Kohë e gjatë që nuk është vendosur një yll…’/ Rama: Ky shi që po bie rrëmbyeshëm i thotë më

30 Shtator 2021, 07:21 Nga DOSJA
VIDEO- ‘Kohë e gjatë që nuk është vendosur

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim gjatë ceremonisë së nderimit që u zhvuillua në oborrin e Ministrisë së Brendshme ndaj oficerit Saimir Hoxha të vrarë në krye të detyrës. Humbja e nënkomisarit për Ramën nuk është aspak një moment i lehtë pasi prek një shoqëri të tërë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se shteti i kishte garantuar ndihmë ekonomike familjes së oficerit të vrarë dhe se nuk do ju mungonte asgjë përveç mungesës së Saimirit prezencën e të cilit, kryeministri tha se nuk e zëvendësonte dot askush.


Rama: Të nderuar miq dhe kolegë të tij, familjarë, padyshim që ky është një moment i rëndë për ju dhe në tërësi është një moment aspak i lehtë për të gjithë bashkësinë tonë, pasi humbja e jetës në krye të detyrës të një punonjësi të policisë është një humbje tragjike që shkon përtej humbjes së familjes, miqve dhe të afërmeve dhe prek shpirtin e një shoqëria. Eshtë një kohë e gjatë që kur është vendosur ylli i mëparshëm, dhe në një kuptim është lehtësim që në gjithë morinë e atyre yjeve në këto vite numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore, por statistika nuk ka asnjë rëndësi se qoftë dhe një jetë e vetme vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet. Unë nuk dua të zgjatem se besoj se ky shi që po bie rrëmbyeshëm i thotë më mirë se të gjitha fjalët për këtë moment që jemi mbledhur këtu. Fëmijët e dëshmorit nuk do jenë vetëm, do përkujdesemi sic jemi përkujdesur që dje për familjen e tij deri kur të dalin në jetë. 170% e pagës së babait për fëmijët nuk thotë asgjë në raport me humbjen, as paratë, por është lehtësim të mendosh se fëmijet do të jenë të shoqëruar përdore jo vetëm nga nëna por dhe nga shteti. Nuk do i mungojë asgjë. Lavdi përjetë të gjithë dëshmorëve që sot do ti bashkohet dhe ylli i Saimirit.

‘Dëshmor i Atdheut’/ Vendoset ylli i nënkomisarit Saimir Hoxha mes yjeve të Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit, Rama: Fëmijët e tij të kapur për dore nga shteti

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ceremonia per saimir hoxhen edi rama ceremonia per saimir hoxhen edi rama

Sondazh

Poll