Politike

VIDEO- Propozimi i PD për uljen e TVSH e produkteve të shportës? Ahmetaj: Ende s’kemi dokument zyrtar

30 Shtator 2021, 10:05 Nga DOSJA
VIDEO- Propozimi i PD për uljen e TVSH e produkteve të shportës?

TIRANË– Qeveria po pret një propozim konkret nga opozita për uljen e TVSH-së nga 20% deri në 6% për të gjithë produktet e shportës, por sipas zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ende nuk ka një tillë. Në një konferencë për shtyp, ai tha se pasi të marrin propozimin do të japin edhe përgjigjen.


PJESË NGA KONFERENCA: 

A do të ketë një rishikim buxheti brenda këtij viti? PD i është rikthyer propozimit për uljen e TVSH 6% për mallrat e shportës?

Ahmetaj: Jemi akoma në pandemi, programi është ende dinamik. Do ta rishikojmë buxhetin sepse të ardhurat kanë performuar më mirë se sipas parashikimit. Propozimi i opozitës nuk është paraqitur ndonjë dokument zyrtar, kur ta bëjnë do të merrni komentet tona zyrtare.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës s’gjobiti kompanitë e importit të miellit, Ahmetaj: Profesionistë! Ulja e TVSH për shportën, presim PD

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll