Politike

VIDEO- DEBATE për marrëveshjen me Pfizer/ Shalsi: Nuk mund të merrni dot kopjen e kontratës, është sekret. Rushaj: Po mund

30 Shtator 2021, 08:49 Nga DOSJA
VIDEO- DEBATE për marrëveshjen me Pfizer/ Shalsi: Nuk mund të

TIRANË– Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar ditën e sotme me debate mes kryetarit dhe anëtarëve të opozitës. Shkak i një debati është bërë ndryshimi i marrëveshjes me kompaninë Pfizer. Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi iu drejtua opozitës duke i bërë të ditur se nuk mund të marrin dot kopjen e kontratës që kanë me kompaninë pasi është sekret. Kjo u kundërshtua nga Alfred Rushaj i cili i tha se kontratën që duan ta ndryshojnë duhet ta bëjnë transparent si dhe i bëri të ditur se nuk mund t’ja hiqnin fjalën.


DEBATI:

Shalsi: Është ndryshuar kontratat marrëveshja për Pfizer. Nuk mund të merrni kopjen e kontratës për shkak të sekretit që kemi me kompaninë.

Rushaj: Mund ta bëni transparente kontratën që doni të ndryshoni, po mundoheni të na hiqni fjalën.

Shalsi: Mos e konsideroni si një mundësi është e drejta juaj për fjalën por mos pengoni ecurinë e diskutimeve. Secili prej jush mund të diskutojë.

Shalsi: Klauzola e veçantë për sekretin tregtar, ne nuk kemi gjë për të fshehur. Mund të jenë gjithë të gëzuar për këtë kontratë dhe marrëveshje që po bëhet.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj debati per komisionet parlamentare eduart shalsi alfred rushaj debati per komisionet parlamentare eduart shalsi

Sondazh

Poll