Politike

VIDEO- Autoriteti i Konkurrencës nuk gjobiti kompanitë që rritën çmimin e miellit, Ahmetaj: Janë profesionistë, u besoj!

30 Shtator 2021, 09:32 Nga DOSJA
VIDEO- Autoriteti i Konkurrencës nuk gjobiti kompanitë që

TIRANË- Zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk ka komentuar për asnjë moment rritjen e çmimit të bukës, por tha se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur kompanitë e importimit të miellit që e rritën çmimin në grup, ishte profesional. Në një konferencë pë shtyp, ai tha se të gjithë anëtarët  janë profesionistë dhe vendimet i marrin si të tilla.


PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Kur do të bëhen aktive ndihmat që keni premtuar për turizmin dhe manifakturën? Evazioni, çfarë po ndodh sepse ka biznese që nuk lëshojnë më as fatura? A po bëhen kontrolle? Çfarë mendimi keni për Autoritetin e Konkurrencës që nuk gjobiti rritjen e çmimit të bukës?

Ibrahimaj: Evazioni, qeveria ndërmori një nismë për gjobat e lidhura me fiskalizimin. Kemi qenë të kujdesshëm ta theksojmë. Gjobat janë të lidhura me fiskalizimin. Nuk më rezulton, administrata tatimore është duke ndërmarrë një aksion për moslëshimin e faturave. Pra mund të jetë preceptim, por nuk janë të reflektuara në shifra. Synohet të jetë kontroll nga biznesi i madh tek i vogli. Do të kemi fokus në implementimin e saktë, sepse suksesi i kësaj reformë është i yni. Do të ndjehen lehtësirat e fiskalizimit.

Ahmetaj: Të gjitha ministritë po formatojnë një dokument reformash. Një pjesë e tyre do të përshkallëzohen. Me buxhetin e ri do të kemi dhe një pjesë të premtimeve. Graduale, ashtu siç e kemi premtuar. Qoftë edhe për reformat e tjera. Është një gamë e tërë instrumentash dhe refomash që do të injektojnë mbështetje. Sa i përket pyetjes suaj të dytë, unë kam shumë besim tek Autoriteti i Konkurencës, janë profesionistë. Janë ent i pavarur. Sa më përket mua vendimi që nuk ka marrëveshje dhe as monopol në tregun e miellit, praktikisht besoj që kanë hetuar dhe kanë votuar me përgjegjshmëri.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës s’gjobiti kompanitë e importit të miellit, Ahmetaj: Profesionistë! Ulja e TVSH për shportën, presim PD

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ahmetaj rritja e cmimit te bukes arben ahmetaj rritja e cmimit te bukes

Sondazh

Poll