Politike

Azilkërkuesit në BE/ PD, Tabaku: Kemi numrin më të lartë në Europë, të rinjtë nuk shohin të ardhme në Shqipëri

30 Shtator 2021, 10:08 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë një grafik që tregon se Shqipëria ka numrin më të lartë të azil kërkuesve në Europë. Tabaku shkruan se sot janë mbi 200 mijë shqiptarë që kanë ikur nga vendi 8 vitet e fundit pasi nuk shikojnë një të ardhme në Shqipëri. Sipas Tabakut, të rinjtë nuk besojnë se qeveria po punon për to e se ajo po varfëron shqiptarët.

POSTIMI I TABAKUT:

Kemi numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë duke rrezikuar edhe një nga pikat e vendosura nga BE për çeljen e negociatave.Kriteret e vendosura janë një letër lakmuesi për të kuptuar se sa seriozisht e ka qeveria jonë procesin e integrimitPor sot numërohen mbi 200 mijë shqiptarë që kanë ikur nga vendi në 8 vjet. Nuk shohin të ardhmen këtu, nuk besojnë më tek një qeverinqë punon për veten dhe varfëron shqiptarët.Ka ardhur koha të ndryshojmë realitetin! Ka ardhur koha që politika të punojë për qytetarët! Ka ardhur koha që integrimi të jetë kryefjala e përpjekjes sonë për një vend më të mirë dhe pranë familjes Europiane.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll