Politike

Komisioni i Ekonomisë/ Deputetët e opozitës paraqiten sërish fizikisht, DEBATI për marrëveshjen e Pfizer

30 Shtator 2021, 08:43 Nga DOSJA
Komisioni i Ekonomisë/ Deputetët e opozitës paraqiten sërish

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar Komisioni i Ekonomisë. Deputetët e opozitës sërish kanë shkuar fizikisht në sallën e Kuvendit, pavarësisht se kreu i grupit parlamentar Taulant Balla bëri të ditur se javës që vjen do ti jepet drita jeshile kthimit në mënyrë tradicionale, pra fizikisht në sallë. Debate ka pasur në sallë mes kryetarit të Komisionit, Eduart Shalsit dhe anëtarëve të opozitës për ndryshimin e marrëveshjes me kompaninë Pfizer. Shalsi u shpreh se nuk mund të bëjnë publike kontratën pasi është sekrete.

Ditën e djeshme Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në një prononcim për mediat se do të diskutojnë sërish në kryesinë e kryetarëve që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen në ambientet fizike. Ky ndryshim është mirëpritur nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, i cili deklaroi para mediave se mazhoranca u ndërgjegjësua ndaj një vendimi të tillë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare komisioni i ekonomise debati per komisionet parlamentare komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll