Politike

VIDEO- Ministrja e Ekonomisë: Sektori i bujqësisë është me rënie, ka dalë me bilanc negativ

30 Shtator 2021, 09:58 Nga DOSJA
VIDEO- Ministrja e Ekonomisë: Sektori i bujqësisë është

TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se sektori i bujqësisë është i vetmi që ka dalë me humbje në bilancin e tremujorësisht të dytë. Në një konferencë për mediat, ajo tha se sektorët që kishin dhënë më shumë impakt në rritjen e ekonomisë ishin; industria, tregëtia&transportet dhe ndërimi. 


Në tremujorin e dytë rritja shënoi 18% dhe na bën besimplotë për politikat e ndërmarra dhe arritjen e objektivit. Rajoni ka pasur një ulje më të ulët, por nuk arrijnë rritjen tonë. Kontributi i kërkesës së huaj ka nxitur me tej rritjen ekonomike. Kontributi i sektorit privat ka ardhur në rritje nga pagat e luftës dhe rritja e kredisë konsumatorë. Po edhe shpenzimet e qytetarëve. Gjatë vitit të kaluar, këto masa do të merren në rritje të qënësishme. Kontributin më të lartë në rritje ekonomike e ka dhënë industria e ujit, energjisë me 14.3; ai i tregtësisë dhe transporteve me 4.09%; ndërtimi, administrata publike, por edhe investimet e tjera. Me negativ ka dalë sektori i bujqësisë, gjatë vitit të kaluar kur të gjithë ishin në rënie, ky sektor ishte pozitiv. Papunësia ka ardhur në rënie por edhe inflacioni ka qenë i qëndrueshëm,”-tha Ibrahimaj.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës s’gjobiti kompanitë e importit të miellit, Ahmetaj: Profesionistë! Ulja e TVSH për shportën, presim PD

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delina ibrahimaj delina ibrahimaj

Sondazh

Poll