Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se ekonomia shqiptare për tremujorin e dytë të vitit 2021 është rritur me 17.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo për kabinetin Rama 3 është rritja më e madhe në rajon. “Një vit më parë në tremujorin e dytë ekonomia pësoi një rënie drastike të krahasuar me atë të vitit 1997.”,-tha Ahmetaj në një konferencë për mediat ku doli bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Ahmetaj renditi shifrat e disa prej sektorëve kryesorë për vitin 2021, ku shtoi se edhe konsumi ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e shkuar. “Konsumi në familje është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë”,-tha Ahmetaj.
Referuar debatit për rritjen e çmimit të miellit që ka sjellë një rritje edhe të çmimit të bukës, zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se kishte besim tek vendimi i Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur kompanitë e importimit të miellit që e rritën çmimin në grup, duke shtuar se janë profesionistë. Ahmetaj shtoi se qeveria po pret një propozim konkret nga opozita për uljen e TVSH-së nga 20% deri në 6% për artikujt bazë të shportës.
Pas tij, fjalën e mori Ibrahimaj. Ministrja renditi të gjithë industritë që kishin ndikuar në rimëkëmbjen e ekonomisë, duke nxjerrë sektorin e bujqësisë si të vetmin me humbje. Por Ahmetaj ndërhyri duke shtuar se në statistikat e bëra në vitin 2008-2009 kishte pasur “fryrje” të shifrave, gjë që sipas tij do të rregullohet me Eurostat. Si shembull se bujqësia nuk është në krizë, Ahmetaj ka dhënë faktin që krerët e lopëve janë në ulje, por prodhimi i qumështit është në të njëjtin nivel. Madje është ulur edhe importi nga jashtë.
(k.m;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gazetari i Ekonomisë, Klodian Tomorri ka analizuar të dhënat e prezantuara lidhur me ekonominë e vendit nga ministrja e Financave dhe Ekonomi...
TIRANË– Revista ‘Monitor’ ka bërë klasifikimin e ndërmarrjeve që operojnë në Shqipëri, sipas xhiros dhe deklarimeve të tyre në tatime. Di...
TIRANË-Ekonomia ka shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë të këtij viti.INSTAT raportoi se zgjerimi i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për p...
Kapitalizimi i sektorit bankar i ka kaluar me sukses provat e radhës së rezistencës të ushtruara nga Banka e Shqipërisë në skenarin bazë.Megjithatë, provat treg...
Energjia e prodhuar në vend në fund të 8-mujorit të këtij viti arriti mbi 7 milionë MWh nga të cilat 60 për qind u prodhua nga KESH dhe pjesa tjetër nga sektori...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka nisur procedurën për heqjen e nëntë licencave të prodhimit ose tregtimit për shkak se operatorët nuk kanë përmbushur detyr...
Bizneset që janë lidhura me programimin e kompjuterëve, metalurgjisë dhe materialeve elektrike, hoteleve, informacionit dhe komunikimit panë rritje të lartë në ...
TIRANE- Audituesja ligjore Meri Lika shpjegon në një intervistë për Dosja.al metodologjinë e ndjekur për auditimin e fondeve të partive politike. Lika, tregon s...
Çmimi i qymyrit, karbonit dhe gazit në Europë, ka arritur nivele rekord, pasi nafta bruto ka arritur në mbi 80 dollarë për fuçi, duke treguar shen...