Sport

Lajm i mirë për sportin në Itali, dritë jeshile për shtimin e kapacitetit të lejuar në stadiume

28 Shtator 2021, 06:56 Nga DOSJA
Lajm i mirë për sportin në Itali, dritë jeshile për

ITALI – Drita jeshile për të rritur kapacitetet e stadiumeve, arenave, kinemave dhe teatrove. 

Komiteti i ekspertëve të menaxhimit të pandemisë në Itali ka bërë të ditur: “Ne mund të vazhdojmë me rihapjen graduale të të ambienteve publike masive sportive”. 

Kjo u raportua nga zëdhënësi i Komitetit Teknik Shkencor, Silvio Brusaferro, nëpërmjet një komunikate në të cilin rekomandohet gjithashtu që “kapaciteti duhet të respektohet duke përdorur të gjithë sektorët dhe jo vetëm një pjesë, në mënyrë që të shmanget ndodhja të grumbullimeve në disa zona dhe të respektohen indikacionet për përdorimin e maskave.”

“Në bazë të evolucionit aktual pozitiv të situatës epidemiologjike dhe përparimit të fushatës së vaksinimit, është e mundur të merret parasysh lehtësimi i masave në vend, duke nënvizuar mundësinë për një përparim gradual në rihapje, bazuar në monitorimin e vazhdueshëm të epidemisë kombinuar me përparimin e mbulimit të vaksinimit, si dhe efektet e rihapjes së tyre “.

KAPACITETET MAKSIMALE PËR KINEMA DHE TEATROT ENL AMBIENTET E JASHTME

Kapaciteti maksimal, 100%, për kinematë dhe teatrot në natyrë, dhe 80% brenda, vetëm në zonën e bardhë. 

Kjo është ajo që Komiteti Shkencor Teknik ka vendosur, siç raportohet në një shënim nga zëdhënësi Silvio Brusaferro.  “Në veçanti, CTS beson se është e mundur të parashikohet një rritje e kapacitetit maksimal të strukturave në 100% jashtë dhe 80% brenda në zonën e bardhë. Ky tregues mund të rishikohet brenda muajit të ardhshëm “.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Shtator 2021, 19:04

ANGLI-Manchester City ishte zgjedhja e dytë. Sheiku Mansour, para se të blinte aksionet e klubit anglez, kishte provuar të blinte një klub tjetër të Premier Lea...