Sport

Manchester City-PSG, miliarda të shpenzuara për ëndrrën europiane

28 Shtator 2021, 06:35 Nga DOSJA

ANGLI – Në keto vite  krize financiare, ku ju bashkua edhe pandema, të vetmet skuadra futbolli që u lejuan vetes çmenduri në shpenzimet financiare, për të plotësuar tekat e trajnerëve të tyre janë Manchester City dhe Parsi Saint-Germain.

Bazuar në shifrat çmendurinë më të madhe e ka bërë klubi francez për Neymar më vitin 2017. Për yllin brazilian të marrë nga Barcelona ata shpenzuan 244.2 milion dollarë.

Një vit më pas e ulën disi vrrullin por gjithsesi për Kylian Mbappe, që morën nga Monaco në vitin 2018, shpenzuan 159.5 milionë dollarë.

Në total e gjithë rimëkëmbja e kësaj skuadre në 10 vitet e fundit, për të mbërritur në këtë grup yjesh që është sot ka një faturë prej 1.42 miliard dollarë.

Ndërkohë që Manchester City statusin e prete dentes që ka sot për titullin e Premier League apo për Champions League e ka “blerë” me një faturë të majme.

Nuk ka bërë blerje me shifër të çmendur, më e larta është ajo e Grealish merkaton e kësaj vere 129.25 milion dollarë, por ka shumë vite që përpiqet të plotësojë tekat e trajnerëve në këto 10 vitet e fundit duke e cuar faturën për sheikët që mbështesin në 1.7 miliard dollarë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Shtator 2021, 19:04

ANGLI-Manchester City ishte zgjedhja e dytë. Sheiku Mansour, para se të blinte aksionet e klubit anglez, kishte provuar të blinte një klub tjetër të Premier Lea...