Sport

E pabesueshme, me shishe në dorë shënon golin e avantazhit

27 Shtator 2021, 17:40 Nga DOSJA
E pabesueshme, me shishe në dorë shënon golin e avantazhit

ITALI – Takimi mes Genoas dhe Veronës në stadiumin “Luigi Ferraris” ishte drithërues të shtunën mbrëma dhe mbaroi me një barazim dramatik 3:3, me Destron që i shënoi dy gola dhe Domenico Crisciton një penallti për vendasit.

U duk sikur goli i dytë i jashtëzakonshëm i Destros i dha tre pikët e plota skuadrës së tij Genoas në minutën e 85-të, por Kalinic e pati fjalën e fundit pasi shënoi për t’ia siguruar
Veronës një barazim në kohë shtesë.

Destro i pranoi një top në fushën kundërshtare pesë minuta para fundit dhe vrapoi drejt portës së skuadrës mikevizitore duke e mbajtur në dorë një shishe uji.

Sol elinde su şişesiyle Mattia Destro ? Koray Günter pic.twitter.com/1w2KN3xfV6

— Calcio Türkiye ???? (@CalcioTurkey) September 26, 2021


Pas ndeshjes, Destro shpjegoi pse e mbajti në dorë shishen e ujit gjatë shënimit të golit.
“Isha shumë i lodhur në fund të ndeshjes, më kapi ngërçi. Po pija ujë dhe nuk e dija ku ta hidhja shishen, prandaj vendosa ta mbaja”, tha Destro.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll