Sport

Kriza e Bolonjës, largohet zyrtarisht menaxheri Sabatini

28 Shtator 2021, 05:52 Nga DOSJA
Kriza e Bolonjës, largohet zyrtarisht menaxheri Sabatini

ITALI – Përfundoi midis Walter Sabatini dhe Bologna. Kjo u njoftua nga Free 2 Be Holdings Inc. me një deklaratë zyrtare ku shkruhej: “Kontrata e konsulencës nuk do të rinovohet me marrëveshje reciproke”. Ai nuk do të jetë më koordinator teknik as i CF Montreal. Presidenti Saputo i tha lamtumirë menaxherit italian:

“Falënderoj Walterin për punën që ka bërë ndër vite dhe për kontributin e vyer të ideve që i ka dhënë dy klubeve edhe në fazën fillestare të procesit të ndarjes së strategjive dhe metodave të punës. një person me thellësi të madhe njerëzore, profesionale dhe intelektuale: I uroj fat të mirë për të ardhmen”.

“Mbretërimi” i Sabatinit te Bologna zgjati dy vjet dhe ai gjithmonë u ankua për pak fuqi, kështu që dha dorëheqjen pas humbjes së rëndë 4-2 kundër Empolit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport pas humbjes së rëndë presidenti saputo walter sabatini pas humbjes së rëndë presidenti saputo walter sabatini

Sondazh

Poll

Sport 27 Shtator 2021, 19:04

ANGLI-Manchester City ishte zgjedhja e dytë. Sheiku Mansour, para se të blinte aksionet e klubit anglez, kishte provuar të blinte një klub tjetër të Premier Lea...