Sport

Laci i merr barazimin Kukësit dhe pikën në kohën shtesë

27 Shtator 2021, 17:26 Nga DOSJA
Laci i merr barazimin Kukësit dhe pikën në kohën shtesë

KAMEZ – Barazim i çmendur në Kamëz, aty ku Kukësi dhe Laçi ndahen në një 2-2 emocionues, me verilindorët në avantazh të dyfishtë me Milunovic dhe Basa, por rikuperohen nga një Laç që nxjerr në pah grintën për të barazuar me heroin Zarubica, autor i një tjetër dygolëshi.

Një Kukës më i zhdërvjellët dhe i qarë shpërblehet pas gjysmë ore loje, Feiao niset pas një krosimi të gjatë, del Sherri për ti kthyer topin, por Milunovic ka ndjekur si duhet aksionin për ta çuar në rrjetë.

Në pjesën e dytë ndryshon Vukicevic, fut në lojë Bytyqin, Guindo dhe Zylfiun në vend të Velija-s Ademi dhe Shehu dhe ne fushe shihet një Laç me agresiv.
Por në minutën e 58′ Edi Basa del i vetëm me Sherrin, ja kthen goditjen portieri shkodran dhe duket një tjetër rast i shpërdoruar për të vënë duart në kokë, por kroati këmbëngul dhe këtë herë në tentativën e dytë topi është në rrjetë. 2-0 për Kukësin që gjen dhe golin e sigurisë.

Rihap ndeshjen Laçi me Zarubicën, është 2-1 dhe ka ende minuta për të luajtur. Kurbinasit hidhen në kërkim të barazimit duke i vënë shpesh në vështirësi verilindorët, në të 86 krosim i Mazrekajt për Zylfiun që me kokë e çon në duart e Tafas. Megjithatë Laçi nuk dorëzohet, dhe në frymën e fundit, në minutën e fundit të shtesës ja del të barazojë sërish me Zarubican.

2-2 dhe nuk ka më kohë për asgjë, nuk ka më kohë për gola, vetëm për një karton të kuq për Lulajn që hakmerret me shkelm ndaj Zarubicës, heroit të kurbinasve, përfundon në barazim me Kukësin që ndalet më në fund nga një Laç që pavarësisht defekteve ja del të rikuperojë duke rigjetur atë që i ka shërbyer gjithmonë grintën.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll