Sport

27 Shtator 2021, 19:04 Nga DOSJA

ANGLI-Manchester City ishte zgjedhja e dytë. Sheiku Mansour, para se të blinte aksionet e klubit anglez, kishte provuar të blinte një klub tjetër të Premier League, por pa sukses. Ky lajm u zbulua nga ish-mesfushori dhe trajneri Graeme Souness.Skocezi, duke folur për Sky Sport, zbuloi se sheiku ishte i interesuar të blinte Liverpool-in para se të investonte në një nga klubet e Manchesterit. Por në Merseyside përgjigjja ishte vetëm një: jo.

Skocezi, i cili fitoi pesë tituj të Premier League dhe tre Kupa Europiane ndërsa luante në Anfield, zbuloi këtë detaj gjatë pushimeve në Dubai: “Unë shkova në Dubai 12, 13 vjet më parë – kujton 68 -vjeçari – shkova në restorantin Nobu i cili ishte bosh vetëm pas drekës. Gjatë daljes një zonjë mbërriti dhe u prezantua si Amanda. “Unë jam një tifoze e Liverpoolit,” tha ajo. Gjatë bisedës ajo tha ‘Unë solla familjen e Abu Dhabi-t për të blerë Manchester City-n”.

Një deklaratë që intrigoi ish-lojtarin: “Pesë minuta më parë ju thatë se ishit me Liverpool, pse nuk i çuat në Liverpool?”. Dhe ajo më tha: “Unë u përpoqa dhe u përpoqa, por Gillett dhe Hicks ishin aq të vështirë për t’u përballuar, sa më në fund hoqën dorë.”
Tom Hicks dhe George Gillett Jr, dy personat që zonja Amanda iu referua, ishin në Anfield nga shkurti 2007 deri në tetor 2010.

Dy menaxherë që nuk gëzonin respektin e tifozëve sepse nuk arritën të mbanin premtimet e tyre. Pas një sërë përleshjesh në bordin e klubit dhe protestave masive nga tifozët, ata të dy ia shitën klubin John ë Henry dhe FSG, të njohur atëherë si Neë England Sports Ventures.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport liverpool manchester city mansour liverpool manchester city mansour

Sondazh

Poll