Sport

Dorëzohet UEFA: Reali, Barcelona dhe Juventusi “fitojnë” amnistinë

28 Shtator 2021, 04:58 Nga DOSJA
Dorëzohet UEFA: Reali, Barcelona dhe Juventusi “fitojnë”

ZVICER – UEFA ka ndalur të gjitha procedurat kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, që krijuan Superligën Europiane dhe nuk hoqën dorë nga ideja e tyre në dallim me nëntë klubet e tjera, që pranuan kushtet e UEFA-së, kështu raporton gazeta italiane “Tuttosport”.

Ata përfitojnë, nga një urdhër i Gjykatës Tregtare të Madridit, ku i kërkohet UEFA të anulojë dënimet nga të cilat ishin amnistuar nëntë klubet e larguara (Manchester City, United, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Inter, Milan dhe Atletico), duke përfshirë gjobë të barabartë me 5 për qind të të ardhurave të Ligës së Kampioneve apo Ligës së Europës.

Procedurat disiplinore ishin pezulluar dhe me kërkesë të Gjykatës së Madridit ato janë mbyllur përfundimisht. Afati 5-ditor i ankimit ka përfunduar. Nëse presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin do vazhdonte procedurat, ishte paralajmëruar se do të ndiqej penalisht për krimin e mosbindjes ndaj autoritetit gjyqësor.

Përpos kësaj, UEFA do kishte rrezikuar edhe ndëshkime nga ana financiare. Në këtë pikë situata mbetet e komplikuar. Të tre klubet që përkrahnin idenë e Superligës do të nisun propozimin për dialog me UEFA, çka deri më tani është refuzuar, me deklaratat e Ceferin ishin shumë agresive, sidomos ndaj Agnellit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport afati 5-ditor i ankimit aleksandër čeferin barcelonës dhe juventusit kërkesë të gjykatës së madridit real madridit tuttosport afati 5-ditor i ankimit aleksandër čeferin barcelonës dhe juventusit kërkesë të gjykatës së madridit real madridit tuttosport

Sondazh

Poll

Sport 27 Shtator 2021, 19:04

ANGLI-Manchester City ishte zgjedhja e dytë. Sheiku Mansour, para se të blinte aksionet e klubit anglez, kishte provuar të blinte një klub tjetër të Premier Lea...