Sport

Diaz: “Ibra është si vëlla i madh, ai bën diferencën nëse luan ose jo”

28 Shtator 2021, 05:16 Nga DOSJA
Diaz: “Ibra është si vëlla i madh, ai bën

ITALI – Mesfushori sulmues i Milanit, Brahim Diaz, në një intervistë për “AS” para ndeshjes ndaj Atletico Madridit për Champions League, e ka quajtur Zlatan Ibrahimovicin, si një vëlla të madh, duke shtuar se suedezi ia rrit vetëbesimin për paraqitjet e tij.

 “Ai është si një vëlla i madh. Gjithmonë kërkon maksimumin, por pastaj të jep një këshillë të shkëlqyer. Shfaq dashuri të madhe për mua dhe kjo më jep vetëbesim. Ai e bën gjithmonë diferencën, qoftë nëse luan ose jo. Ta kesh atë në skuadër është një plus”. “Eshtë akoma shumë i fortë dhe këtë e tregon në secilën seancë stërvitore”,- ka deklaruar Diaz.

Për fatin e keq të kuqezinjve të Milanit, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic nuk mund të luajë në ndeshjen kundër Atletico Madridit për shkak se ende vuan nga problemi tendinën e Akilit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brahim diaz champions league milanit zlatan ibrahimovicin brahim diaz champions league milanit zlatan ibrahimovicin

Sondazh

Poll

Sport 27 Shtator 2021, 19:04

ANGLI-Manchester City ishte zgjedhja e dytë. Sheiku Mansour, para se të blinte aksionet e klubit anglez, kishte provuar të blinte një klub tjetër të Premier Lea...