Sport

Babai i Florian Markut: “Zoti një ditë do ta shpërblejë“

27 Shtator 2021, 17:33 Nga DOSJA
Babai i Florian Markut: “Zoti një ditë do ta

ANGLI – Florian Marku ka bërë krenar cdo shqiptar me titullin e fituar fundjavën e shkuar, por padyshim të parët që ndjejnë këtë gjë janë prindërit e tij. Babai i tij Sebi Marku në një intervitë për Gazetën Blic Sport tregon më tepër.

Përkrahja e madhe që vjen për Florian Markun e kënaq edhe babain e tij, i cili falënderon të gjithë shqiptarët që e motivojnë para çdo meçi.

“Po, është e vërtetë ka një përkrahje shumë të madhe në çdo ndeshje dhe kjo vihet re nga të gjitha meçet që ka. Faleminderit shqiptarëve edhe kosovarëve për të gjithë perkrahjen që i japin Florianit”, shtoi Marku.

Në fund, ai dha edhe një mesazh për djalin e tij.
“Mesazhi im për Florianin është të vazhdojë të bëjë atë që di dhe një dit Zoti do ja shpërblejë të gjitha! Respekte për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, përfundoi ai.
Vlen të potencohet se Florian Marku nuk ka asnjë humbje në karrierën e boksit profesionist, pasi ka marrë 9 fitore dhe 1 barazim në 10 ndeshjet që ka zhvilluar.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll