Sport

Ofendohet në internet sepse është me aftësi të kufizuara/ Klubi anglez bën me “krahë” tifozin 13-vjeçar, klu

27 Shtator 2021, 11:39 Nga DOSJA
Ofendohet në internet sepse është me aftësi të

ANGLI-Rhys Porter mund të ndihet si hero.Tifozi i Fulham vuan nga paraliza cerebrale dhe epilepsia.13-vjeçari ngacmohej në internet dhe klubi anglez e bëri tifozin e vogël të ndihet si pjesë e skuadrës. Rhys Porter ishte në ndeshjen e fundit që skuadra e tij e zemrës zhvilloi ndaj Bristol, në momentin që Fulham shënoi, të gjithë lojtarët shkuan te tifozi për ta përqafuar.

Ky gjest u duartrokit edhe nga tifozët kundërshtarë të pranishëm në Stadiumin Ashton Gate që e vlerësuan gjestin e bukur. Kapiteni i Fulham, Tim Ream më pas postoi videon e festimit në Tëitter dhe falënderoi protagonistin për këtë moment emocionues.

Tifozi shumë i ri i Fulham luan si portier për Feltham Bees FC, një ekip futbolli për personat me aftësi të kufizuara. Në llogarinë e tij Tik Tok, të quajtur “Rhys the Wall”, ai poston video dhe shpesh ka qenë subjekt i komenteve fyese. “Më bëri të ndihem mjaft i trishtuar, por përpiqem të kaloj momentin dhe të nxjerr në pah gjërat pozitive nga situata,” tha Rhys Porter për Sky News.

Me të mësuar për këto incidente ngacmimi , Fulham e nderoi atë duke e bërë anëtar nderi të klubit. Profili i Rhys Porters madje është shfaqur në faqen zyrtare të internetit, me një biografi të vogël, në listën e lojtarëve të ekipit të parë. “Të gjithë në Fulham u frymëzuan plotësisht nga Rhys. Ne donim t’i tregonim atij se sa të impresionuar jemi ne nga qëndrimi i tij përballë fatkeqësive dhe nga angazhimi i tij për të ndihmuar të tjerët.”

“What he’s doing is more of an inspiration than anything that any of us could ever do.”

? Watch as footballer, Tim Ream surprises Fulham fan with cerebral palsy, Rhys Porter, who suffered abuse online after uploading a video of him playing football.https://t.co/qkEO2Uy0e6 pic.twitter.com/w8hpJ670bM

— BBC Breakfast (@BBCBreakfast) September 23, 2021

Historia e tij i emocionoi të gjithë kur mbrojtësi i Fulham dhe ekipit kombëtar amerikan Tim Ream befasoi tifozin e vogël gjatë një interviste në programin televiziv britanik BBC Breakfast. Rhys gjithashtu kaloi një pasdite me të gjithë ekipin, duke marrë pjesë në stërvitje me portierët Marek Rodak dhe Paulo Gazzaniga.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli fulham angli fulham

Sondazh

Poll