Sport

“Vajzat grindeshin për mua”, ish-mbrojtësi i Milanit tregon jetën e shthurur prej “playboy” dhe mardh

27 Shtator 2021, 12:13 Nga DOSJA
“Vajzat grindeshin për mua”, ish-mbrojtësi i Milanit

FRANCË-Adil Rami do të mbahet mend si mbrojtësi që luajti me shumë skuadra dhe ishte pjesë e Francës në vitin 2018 në Kupën e Botës, por që nuk luajti asnjë minutë. Aftësitë e ish-lojtarit të Milanit, të paktën në rininë e tij, mbahen mend jashtë fushës së gjelbër. Siç rrëfeu ai vetë në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro, mbrojtësi që aktualisht luan me Troyes në Francë ishte një playboy i vërtetë, me vajza që madje u grindën për të …

“Në fillim të karrierës sime doja të pushtoja vajzat çdo javë, luaja me imazhin tim të playboy-t. Mosha dhe pjekuria më bënë të them mjaft. Ishte një nga gabimet që të rinjtë nuk duhet të bëjnë kurrë, por është shumë e vështirë të rezistosh në një botë plot tundime”.

Tundimet në të cilat mbrojtësi francez shpesh binte: “Kur ke reputacionin e një futbollisti që fiton – tha Rami – e gjen veten me një duzinë vajzash në tryezë. Vajzat më donin për mënyrën time dhe theksin tim anglez. Disa më donin në të gjitha festat e modës, mund të vazhdoja deri në gjashtë të mëngjesit me vajzat që grindeshin për mua “.

Një nga lidhjet më të bujshme ka qenë edhe me Pamela Anderson. Një histori që përfundoi keq mes akuzave për keqtrajtim. Akuzat që Rami i mohon edhe sot.”Ajo donte të më copëtonte, veçanërisht duke pasur parasysh bashkëpunimin tim me shoqatën për mbrojtjen e grave të dhunuara. Ajo kurrë nuk paraqiti një ankesë. Për dy vjet kam vuajtur, njerëzit kanë thënë gënjeshtra për mua. Kam video dhe fotografi që mund të hedhin poshtë çdo pretendim.Por tani kjo është diçka e kaluar dhe nuk dua të shoqërohem më me të “. Përfundoi mbrojtësi francez.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport adil rami pamela anderson adil rami pamela anderson

Sondazh

Poll