Sport

“Kishte mbi 4000 shqiptarë”, kampioni Florian Marku: “Ikën sa mbarova unë, nuk u interesonin të tjerët”

27 Shtator 2021, 13:53 Nga DOSJA

TIRANE – Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora News, dhënë gazetarit Altin Sulçe, boksieri kuqezi Florian Marku, ndërsa ka treguar emocionet e ndeshjes, ndër të tjera ka thënë, se në “Totteham Hostpurs”, ishin mbi 4000 shqiptarë, që e kanë mbështetur atë.

“Në stadium kishte shumë shqiptarë, mbi 4000 vetë ishin shqiptarë dhe i dëgjoja teksa bërtisnin. Ndeshja ka qenë e madhe, sepse ka qenë titulli im i i parë. Unë kam një ndeshje me 20 nëntor. Do të rri një javë pushim dhe pastaj do të vizitoj edhe familjen time, kur të vi aty.

Unë isha ndeshja e dytë e eventit. Nuk i kemi pritur aq shumë njerëz. Publiku kur mbarova unë ndeshjen u largua, nuk u interesonte kush ndeshej me vonë. Unë e kam nisur boksin në Greqi, por me kickboks. Por mua më kanë quajtur gjithmonë si boksieri dhe prandaj kam kaluar lehtë në boks”, – ka deklaruar Florian Marku.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport boksieri kuqezi florian marku rtv ora news boksieri kuqezi florian marku rtv ora news

Sondazh

Poll