Bota

Përjashtimi i Cakajt dhe Shahinit nga kabineti qeveritar, Rama: Do bëhem vetë kosovar, mos të ketë merak njeri se s’do vi

27 Shtator 2021, 16:04 Nga DOSJA
Përjashtimi i Cakajt dhe Shahinit nga kabineti qeveritar, Rama: Do

KOSOVË– Kryeminsitri Edi Rama nuk ka referuar të përgjigjet kur është pyetur nga studentët e Kosovës për arsyen e përjashtimit të Gent Cakajt dhe Besa Shahinit, dy ministrat që mori nga Kosova. I pranishëm në Prishtinë, përballë studentëve, Rama u pyet nëse largimi i këtyre dy emrave ishte një ndryshim politikash.

Por, kryeministri, përgjigjen e dha me humor, duke thënë se mandatin e tretë do të bëhej vetë Kosovar. Duke ‘thumbuar’ kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Rama shtoi se askush s’duhet të bëhet merak, sepse nuk do të bëjë fushatë jashtë Shqipërisë për vota.

Pjesë nga biseda:

Studenti: Në qeverinë Rama 2 kemi pasur dy ministra nga Kosova, Gent Cakajn dhe Besa Shahini, tani asnjë. Çfarë ndodhi? Pati ndonjë ndryshim në politikat e vendit?

Edi Rama: Mandatin e tretë do të bëhem kosovar vetë. Mos e merrni me të qeshura se po e vendosa një gjë, unë e bëj vërtetë. Po s’do vij të bëj fushatë këtu për të marrë vota të mos ketë merak njeri, as nuk do vij të votoj.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Rama i mëshon dialogut: Lufta fitohet në tavolinë me politikë, pakicat serbe në Kosovë janë më të përkëdhelurit. Çështja e targave të mos kthehet si e tarifës 100%

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora politike edi rama rama me studentet ne kosove edi rama rama me studentet ne kosove

Sondazh

Poll