Bota

Rama flet për Luginën e Preshevës: Serbët në Kosovë kanë të drejta dhe liri që çdokush ëndërron t’i ketë, kontras

27 Shtator 2021, 15:08 Nga DOSJA
Rama flet për Luginën e Preshevës: Serbët në

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që për çështjen e Luginës së Preshevës të përdoret fuqia e diplomacisë. I pranishëm në një takim me studentët në Kosovë, Rama tha se serbët në Kosovë kanë liri dhe të drejta që çdo pakicë do të ëndërronte t’i kishte. Ndërsa duke i krahasuar shqiptarët me ta, kryeministri shtoi se kontrasti është shumë i madh.

Rama tha më tej se Shqipëria ka bërë herë pas here përpjekje lehtësuese për komunikim në Luginën e Preshevës, pasi sipas tij aty ka një jetë politike jo të varfër, ka njerëz me vullnet, me ambicie, me dëshirë për të përmirësuar kushtet e jetës atje.

“Në Serbi jetojnë shqiptarë dhe kanë nevojë për një mbështetje të dyfishtë. Një mbështetje nga jashtë, por edhe nga brenda në sensin e çuarjes përpara të temave që atyre ju interesojnë duke krijuar një raport sa më të volitshëm me shtetin ku jetojnë. Kjo është shumë e thjeshtë ta thuash dhe shumë e vështirë ta bësh por mospasja parasysh e këtij fakti nuk na ndihmon të kuptojmë se sim und të avancojmë me liritë e të drejtat e atyre që jetojnë në Luginën e Preshevës. Ne mund ta konsiderojmë apo jo, mund ta përdorim apo jo, por nga mospërdorimi i tij, vjen dhe hmbja për diçka që ne mund të bëjmë për ata që jetojnë atje. E vërteta është që ne jemi në kontakt dhe kemi bërë herë pas here përpjekje lehtësuese për komunikimin mes tyre dhe në Luginë ka një jetë politike jo të varfër dhe ka njerëz me vullnet, me ambicie, me dëshirë për të përmirësuar kushtet e jetës atje. Për një gjë jam i bindur, sado që ne të ndihmojmë së jashtmi, është e rëndësishme t’i mbështesim së brendshmi, duke ngritur zërin, duke vendosur në mënyrë të vazhdueshme përpara syve të autoriteve serbe mënyrën se si trajtohen qytetarët e Serbisë në Kosovë dhe mënyrën se si trajtohen ata më kombësi shqiptare në Luginën e Preshevës. Kontrasti është shumë i madh, serbët në Kosovë kanë liri dhe të drejta që çdo pakicë do të ëndërronte t’i kishte. S’po flas për pakicën greke në Shqipëri sepse është një gjë krejtësisht tjetër, por po flas për zona të dala nga konflikte. Ne do të punojmë në shumë plane,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Rama i mëshon dialogut: Lufta fitohet në tavolinë me politikë, pakicat serbe në Kosovë janë më të përkëdhelurit. Çështja e targave të mos kthehet si e tarifës 100%

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni edi rama rama me studentet ne kosove edi rama rama me studentet ne kosove

Sondazh

Poll