Bota

Turi i Von Der Layen/ Presidentja e Komisionit Evropian nesër në Tiranë, të mërkurën në Kosovë

27 Shtator 2021, 10:19 Nga DOSJA
Turi i Von Der Layen/ Presidentja e Komisionit Evropian nesër në

KOSOVË– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të jetë e pranishme ditën e nesërme në Tiranë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Lajmin për vizitën e kishte bërë të ditur vetë ajo gjatë këtij muaji kur kishte thënë se para përfundimit të muajit shtator do të udhëtojë në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit në procesin e zgjerimit.

Presidentja e Komisionit Europian pritet që të zhvillojë një takim nesër në mëngjes me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta. Po ashtu ky udhëtim i Von der Leyen vjen para samitit BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, ku në fokus do të jetë procesi i zgjerimit.

Ndërsa, një ditë pas, ajo do ta vizitojë Prishtinën e më pas do të vizitojë Podgoricën e Beogradin.

Von der Leyen, e cila ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes në qeverinë gjermane, e që cilësohet si nga personat më të afërt me kancelaren në ikje, Angela Merkel. Kjo e fundit tha në Tiranë se rajoni i Ballkanit Perëndimor, edhe pas ikjes së saj do të kishte “miq të mirë” dhe mbështetës në BE.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ursulua von der leyen von der leyen ne kosove ursulua von der leyen von der leyen ne kosove

Sondazh

Poll