Bota

Reagon KFOR: Kemi rritur numrin e forcave dhe kohën e patrullimit në veri dhe në gjithë territorin e Kosovës

27 Shtator 2021, 12:36 Nga DOSJA
Reagon KFOR: Kemi rritur numrin e forcave dhe kohën e patrullimit në

KOSOVË- Forcat e KFOR, që po monitorojnë nga afër situatën e tensionuar në veri të Kosovës, shprehen në një deklaratë se kanë rritur numrin e forcave dhe kohëzgjatjen e patrullimit rutinë në të gjithë territorin e Kosovës. Mediat në Kosovë shkruajnë se pjestarë të KFOR janë parë ditën e sotme në zonën neutrale mes kufirit të Kosovës me Serbinë dhe në zonën ku ndodhet Policia e Kosovës.

“KFOR-i po e monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i e ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore” thuhet në deklaratë.

Më herët kryeministri Albin Kurti tha se kishte komunikuar me komandantin e përgjithshëm të KFOR dhe u shpreh së nuk kishte dijeni mbi lëvzjet e tyre dhe se nuk merr vendime pa marrë më parë vlerësimet nga Policia e Kosovës.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kfor kfor

Sondazh

Poll