Bota

E RËNDË! Burri djeg të gjallë gruan në derën e shtëpisë, policia e ‘përzinte’ të renë pas denoncimeve për dhunë

27 Shtator 2021, 17:49 Nga DOSJA
E RËNDË! Burri djeg të gjallë gruan në derën e

FRANCË – Oficerët e policisë në Bordo, Francë  po përballen me masa të mëdha disiplinore pasi një grua u qëllua dhe u dogj e gjallë në rrugë nga burri i saj, disa javë pasi ajo i tha policisë se kishte frikë për jetën e saj.

Sipas The Guardian, Mounir Boutaa dyshohet se qëlloi gruan e tij, Chahinez, dy herë në këmbë në mes të ditës,në maj, para se ta njomë me benzinë dhe t’i vëri zjarrin ndërsa ajo ishte e shtrirë në tokë e plagosur.

Dy muaj më parë, Chahinez Boutaa i tha policisë se burri i saj, me të cilin nuk jetonte më, i kishte zënë pritë në parkingun e makinave të një supermarketi lokal, e kishte futur në furgonin e tij dhe e kishte mbajtur të burgosur për dy orë ndërsae rrihte. Policia e siguroi atë se do ta gjurmonin dhe i tha të mos shqetësohej.

Të gjithë oficerët e policisë të përfshirë në rast, përfshirë një komisar, dy komandantë dhe një brigadier po përballen me disiplinimin për një seri dështimesh në zinxhirin policor dhe ligjor, përfshirë dështimin për të marrë seriozisht denoncimin e gruas. Një gazetë franceze zbuloi se polici që mori ankesën e viktimës ishte vetë i dënuar për dhunë në familje dhe kjo “zgjoi” zemërim në publik.

Vrasja e Chahinez Boutaa ishte rasti i 39-të për këtë vit në Francë ku gratë janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota burri djeg gruan te gjalle ne france masa disiplinore ndaj policise ne france burri djeg gruan te gjalle ne france masa disiplinore ndaj policise ne france

Sondazh

Poll