Bota

VIDEO- Kurti ‘zotohet’ para Rexhep Qoses: Ditëlindjet e tua duhet ti kremtojmë dy herë, edhe Shqipëria edhe Koso

27 Shtator 2021, 12:30 Nga DOSJA
VIDEO- Kurti ‘zotohet’ para Rexhep Qoses: Ditëlindjet e tua

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u zotua para akademikut Rexhep Qosja se ditëlindjet e tij, do të jenë ditë feste edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën. Në përgjigje të deklaratës së Qoses, që kërkoi nga Kurti dhe Rama që të takohen më shpesh, kryeministri i Kosovës tha se Rexhep Qosja është një personalitet i rrallë.


“Ditëlindjet e Qosjes duhet ti kremtojmë dy herë, edhe Shqipëria edhe Kosova. Në më shumë se gjysmë shekulli veprimtari, ka frymëzuar studentë në mësime e në demonstrata, veprimtarë politikë legalë e ilegalë. është një nga personalitetet e rralla, kontributin e të cilit nuk e matim dot. Në një rrafsh tjetër, unë jam ndikuar nga profesor Qosja sepse edhe sot besoj që romantizmi është ilaçi më i mirë ndaj cinizmit. Sot ai kremton 85-vjetorin. Ne zotohemi se do t’ja kremtojmë çdo ditëlindje edhe kur të mbushë 90 edhe kur të mbushë 100 vjeç.”-tha Kurti. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti edi rama ne kosove rexhep qosja albin kurti edi rama ne kosove rexhep qosja

Sondazh

Poll