Bota

PROFIL/Olaf Scholz, njeriu që do të zëvendësojë Angela Merkel

27 Shtator 2021, 13:49 Nga DOSJA
PROFIL/Olaf Scholz, njeriu që do të zëvendësojë Angela

GJERMANI – Ministri gjerman i Financave ka mundësinë më të mirë për formimin e një qeverie të re gjermane pasi drejtoi Partinë e tij Social Demokratike (SPD) drejt një fitoreje të ngushtë në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

SDP fitoi 25.7% të votave, ndërsa Unioni Kristian Demokratik (CDU) i Angela Merkel mori 24.1%, sipas numëruesve të votave. Ndërsa rezultati i ngushtë nënkupton që Scholz nuk është ende i sigurt për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ai është në pozicionin më të fortë për të filluar bisedimet për një koalicion me Partinë e Gjelbër, e cila mori 14.8% të votave, dhe Partinë Liberale Demokratike të Lirë (FDP) me 11.5 % e votave.

Sipas CNN, Scholz e ka pozicionuar veten si një pragmatist dhe një lider i qëndrueshëm. Në fakt, stili i tij politik nuk është i ndryshëm nga ai i Merkel, të dy janë të ngjashëm në shumë mënyra, pavarësisht se vijnë nga partitë rivale.

Ai shfaqet si i qetë, i matur, i qëndrueshëm. Drejtuesit e SPD janë kryesisht të prirur nga e majta dhe fillimisht nuk e mbështetën atë. Kështu që ne nuk e dimë akoma kë do të mbledhë rreth tij dhe kush do të ndikojë në stilin e tij të udhëheqjes”, tha Corinna Hoerst e Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara (GMF) në Bruksel.

63-vjeçari, një anëtar i përjetshëm i SPD, lindi në Gjermninë perëndimore. Scholz shërbeu si ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e parë të koalicionit të Merkel në fund të viteve 2000. Në vitin 2011 ai u zgjodh kryebashkiak i Hamburgut, një pozicion që ai e mbajti deri në 2018. Që atëherë, ai ka shërbyer si zëvendëskancelar dhe ministër i financave në qeverinë e madhe të koalicionit të Merkel, një pozicion i fuqishëm në politikën kombëtare gjermane.Profili i tij u rrit edhe më tej kur ai mbikëqyri programet bujare të Gjermanisë për kompensimin e koronavirusit për bizneset, punonjësit dhe ata që humbën të ardhurat sepse duhej të karantinoheshin gjatë pandemisë.

Sidoqoftë, karriera politike e Scholtz është prekur dhe nga shumë skandale. Si kryebashkiak i Hamburgut, ai u kritikua për qasjen e tij në Samitin e G20 në 2017, pasi ngjarja arriit në dhunë mes protestuesve dhe policisë. Ai është akuzuar edhe  nëse ai u përpoq të ndikonte ndaj autoriteteve tatimore në emër të një banke në Hamburg, një skandal që i kushtoi shtetit gjerman miliarda euro. Ai mohoi të ketë kryer ndonjë krim, ndërsa nuk ka pasur prova specifike kundër tij. Kohët e fundit, Scholtz u detyrua të kthehej nga Berlini, ku po bënte fushatë, për t’iu përgjigjur pyetjeve të komitetit të financave të parlamentit. Kjo ndodhi pasi prokurori urdhëroi një hetim në Ministrinë e Financave për pengim të drejtësisë në njësinë për luftimin e pastrimit të parave.

Sidoqoftë, Scholtz doli i pastër dhe akuzat ndaj tij nuk u bazuan në prova që mund ta përfshinin drejtpërdrejtë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nënkancelari gjerman olaf scholz nënkancelari gjerman olaf scholz

Sondazh

Poll