Bota

Haradinaj flet pas takimit me Ramën: Më pëlqen ideja e “Ballkanit të hapur”, por vjen pas njohjes së Kosovës

27 Shtator 2021, 17:22 Nga DOSJA
Haradinaj flet pas takimit me Ramën: Më pëlqen ideja e

KOSOVË – Ramush Haradinaj është takuar me kryministrin Edi Rama gjaë vizitës së tij në Kosovë, ku përveç çështjes në veri dhe tensioneve të krijuara, ata kanë folur edhe për nismën “Ballkani i Hapur”.

Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për ardhjen e kryeministrit Rama në kosovë në një kohë kaq të ndjeshme siç është situata e krijuar në veri dhe ka thënë gjithashtu së nuk është kundra nismës “Ballkani i hapur”, madje e pëlqen atë, por kjo nismë do të vijë vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Edi Ramën e falënderova për ardhjen në Kosovë në një kohë që është e ndjeshme, ka shumë zhvillime në Kosovë dhe rajon. E shfrytëzova rastin me diskutuar edhe temat aktuale.Unë e pëlqej këtë idenë e ‘Ballkanit të hapur’, e mirëpres pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të ishte diçka e mirë por vjen pas njohjes”, tha ai.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni haradinaj flet per "ballkanin e hapur" haradinaj takon ramen haradinaj flet per "ballkanin e hapur" haradinaj takon ramen

Sondazh

Poll