Bota

Ambasadorët takohen sërish me Vuçiç, pritet propozimi I ri

27 Shtator 2021, 15:50 Nga DOSJA
Ambasadorët takohen sërish me Vuçiç, pritet propozimi I

SERBI –  Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian janë duke u përpjekur t’i japin një zgjidhje sa më të menjëhershme tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës. Ata do të takohen me Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në presidencë ku pritet që t’i ofrojnë atij një tjetër marrëveshje, sipas B92.

Megjithatë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të martën se ai e kishte refuzuar një propozim të Quint për një kompromis lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës sepse nuk do të pranonte më një politikë “faji” dhe shantazhi.

Pasi serbët bllokuan kalimet administrative të Jarinjes dhe Bërnjakut, të pakënaqur që Prishtina dërgoi njësi speciale ROSU në ato vendkalime për shkak të reciprocitetit të targave, ambasadorët e Quint i ofruan Presidentit të Serbisë një propozim për zgjidhjen e situatës, të cilin ai e refuzoi.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksander vucic ambasadoret e quint tensionet në veri të kosovës aleksander vucic ambasadoret e quint tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll