Bota

Rama e dëgjon me kokën ulur! Rexhep Qosja flet pas nderimit: Dëgjojeni Albin Kurtin kur flet, ka një kujtesë me të dhëna

27 Shtator 2021, 12:15 Nga DOSJA
Rama e dëgjon me kokën ulur! Rexhep Qosja flet pas nderimit:

PRISHTINE– Akademiku Rexhep Qosja falenderoi kryeministrin Edi Rama për Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes që iu dorëzua sot në Prishtinë. Në fjalën e tij, Qosja u ndal tek çështja shqiptare dhe te rëndësia e ruajtjes së lidhjeve të ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës. Teksa renditi aftësitë e kryeministrit Edi Rama, që sipas tij është intelektual, piktor dhe shkrimtar, ai foli edhe për Albin Kurtin. “Kujtesa e Albin Kurtit ka të dhëna sa një bibliotekë”,-tha ai. Në momentin kur Qosja po fliste, kryeministri Edi Rama po e dëgjonte teksa Qosja lëvdonte Kurtin me kokën ulur.

“Jam i nderuar, Edi Rama është një nga politikanët më të suksesshëm të 30 viteve të ndërtimit të demokracisë dhe ka sjellë risi e fryte në jetën politike, shoqërore shqiptare. Edi Rama s’është vetëm politikan por edhe artist; ai është piktor dhe shkrimtar. Ai shkruan romane dhe trajtesa për çështje historike. Ai shkruan ese dhe trajta të ndryshme letrare kritike dhe eseistike.

E ndjej veten të privilegjuar që ky nderim mu bë sot në Prishtinë. E ndjej veten mirë që ky nderim i veçantë u bë pas takimit të dy delegacioneve. Të delegacionit të Shqipërisë dhe të Kosovës, të kryeministruar nga Albin Kurti. Si Rama dhe Kurti është politikan krijues.

Albin Kurti është një prej intelektualëve që e shquan një cilësi e veçantë. Duhet ta dëgjojmë kur del në TV dhe tubime, duhet ti dëgjojmë deklaratat dhe intervistat e tij për tu bindur se Albin Kurti ka një kujtesë të jashtëzakonshme, në të cilën janë mbledhur të dhëna sa në një bibliotekë mbi historitë e Evropës dhe Amerikës. Të dhëna mbi gjeografitë, artet e ndryshme, filozofitë, prej fjalimeve, e paraqitjeve të tij edhe mund të mësohet.”,-tha Qosja në fjalën e tij. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti edi rama ne kosove rexhep qosja albin kurti edi rama ne kosove rexhep qosja

Sondazh

Poll