Politike

Rama në Prishtinë: Mbledhim qeveritë në fund të nëntorit, Serbia po bën manovra teatrale ushtarake! Serbët e Kosovës ja

27 Shtator 2021, 05:14 Nga DOSJA
Rama në Prishtinë: Mbledhim qeveritë në fund të

KOSOVË– Një javë pasi mori zyrtarisht detyrën, Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar shkuan sot në Kosovë ku konfirmuan mbështetjen për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij përballë tensioneve që po vijnë nga Serbia në ditët e fundit. Rama u prit rreth orës 09:00 nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku. Më të mbërritur në Prishtinë, Rama u prit me një ceremoni shtetërore nga Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës. Dy kryeministrat u përshëndetën me grushtin kovidian me njëri-tjetrin, ndërsa në përfundim të takimit, në një konferencë të përbashkët për mediat dhanë mesazhet e tyre për bisedimet Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria i jep tërësisht të drejtë Kosovës në çështjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. Ndryshe nga reagimet e ditëve të fundit, ku Rama kërkonte dialog, sot kryeministri shqiptar tha se Serbia po i përdor si pengje, serbët e Veriut të Kosovës dhe se është duke nxitur debate mes dy vendeve. “Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë shumë të sigurt. I paguhen edhe faturat e energjisë elektrike si askund në botë. Institucionet atje janë pikërisht për t’i shërbyer atyre qytetarëve serbë, të cilët janë pengje të stanjacionit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi mbledhjen e dy qeverive në Durrës në javën e fundit të nëntorit, konfirmim që iu dha “live” edhe nga Albin Kurti, ndërsa shtoi se nisma e Ballkanit të Hapur i ndan dy vendet vetëm politikisht. Dy kryeministrat u zotuan për më shumë bashkëpunim por edhe për të punuar për një treg unik për kalimin e qytetarëve dhe mallrave.

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kosovë është 1-ditore dhe sot ai takoi edhe 3 kryetarët e partive kryesore të opozitës, Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Një vend të veçantë në vizitën e tij zë edhe dekorimi i akademikut Rexhep Qosja. Rama i dorëzoi Qoses Kordonin e Madh të Yllit të Medaljes. Rama, Kurti dhe Qosja folën për Shqipërinë dhe Kosovën dhe Qosja iu kërkoi të dyve që të ruajnë lidhjet mes dy vendeve dhe të punojnë për kombin shqiptar.

(f.g;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne kosove takimi rama kurti edi rama ne kosove takimi rama kurti

Sondazh

Poll