Politike

Takimi me Ramën, Haradinaj zbulon bisedën mes tyre: I kërkova hekurudhën Kosovë-Shqipëri

27 Shtator 2021, 13:27 Nga DOSJA
Takimi me Ramën, Haradinaj zbulon bisedën mes tyre: I kërkova

KOSOVË– Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zhvilloi takim edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka treguar me detaje se për çfarë biseduan në takim. Ramush Haradinaj tha se Edi Ramës në takim i kërkoi ndërtimin e hekurudhës Kosovë-Shqipëri.

Postimi i tij i plotë:

RAMËS I KERKOVA HEKURUDHËN KOSOVË – SHQIPËRIMe Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.

Rama në Prishtinë: Mbledhim qeveritë në fund të nëntorit, Serbia po bën manovra teatrale ushtarake! Serbët e Kosovës janë pengje (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne kosove ramush haradinaj edi rama ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll