Bota

Hyjnë në histori, për herë të parë dy politikane transgjinore në parlamentin gjerman

27 Shtator 2021, 12:14 Nga DOSJA
Hyjnë në histori, për herë të parë dy politikane

GJERMANI– Dy politikane gjermane kanë hyrë në histori si politikanet e para transgjinore, të cilat kanë fituar vendet në parlament gjate zgjedhjeve vendore. Mediat gjermane shkruajnë se, Tessa Ganserer dhe Nyke Slawik, pjesëtare të Partisë së Gjelbër, që zuri vendin e tretë në zgjedhje, ndihmuan në rritjen e votimeve me 14.8% nga 8.9% që ishte në vitin 2017.

“Është një fitore historike për Partinë e gjelbër, por gjithashtu edhe për komunitetin trans dhe queer” tha 44-vjeçarja Granserer, duke shtuar se rezultatet ishin simbol i një shoqërie të hapur dhe tolerante. Prioriteti kryesor për Granserer, e cila ka qenë e zgjedhur në qeverisjen vendore të Bavarisë në vitin 2013, është lehtësimi i procedurës së miratimit të ndryshimit të gjinisë në dokumentet zyrtare. Ajo ka dy djem dhe dëshiron gjithashtu ndryshime legjislative për mamatë në ciftet lezbike të cilat duan të adoptojnë fëmijë.

Politikanja tjetër transgjinore, 27-vjeçarja Salwik, tha se rezultatet ishin të pabesueshme. Ajo siguroi vendin e saj në parlament përmes listës së kandidatëve të Partisë së Gjelbër.

“Cmenduri! Ende nuk mund ta besoj plotësisht, por me këtë rezultat historik të zgjedhjeve, unë do të jem definitivisht një anëtare e Bundestagut”, shkroi ajo në Instagram. Salwik ka bërë thirrje për një plan-veprim kundër homofobisë dhe transfobisë, ligj që garanton të drejtën për vetëvendosje dhe përmirësime në ligjin federal anti-diskriminim.

Homoseksualiteti u dekriminalizua në Gjermani në vitin 1969 dhe martesa mes të njëjtës gjini u bë e ligjshme në vitin 2017.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nyke slawik tessa ganserer nyke slawik tessa ganserer

Sondazh

Poll