Politike

Dhimitër Gjoka vlerësohet me titullin “Mjeshtër i Madh”, Presidenti Meta: Kolegët e tij gazetarë ma propozuan këtë vl

27 Shtator 2021, 12:49 Nga DOSJA
Dhimitër Gjoka vlerësohet me titullin “Mjeshtër i

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka dekoruar ditën e sotme gazetarin dhe regjisorin e mirënjohur, Dhimitër Gjokën, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Presidenti u shpreh se ishte i lumtur që kolegët e tij gazetarë ia propozuan këtë vlerësim dhe e cilësoi Gjokën si një model referimi për brezat e rinj të cilët kanë dëshirë të ndjekin të njëjtën rrugë.

“Folësi, gazetari, regjisori dhe moderatori i mirënjohur Dhimitër Gjoka është një personalitet dhe figurë shumë e dashur, prej dekadash, e ekraneve tona.
Me një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer, autor i dhjetëra skenare filmash, programesh dhe dokumentarësh, ai është referim për brezat e rinj, që synojnë suksesin në fushën e medias dhe televizionit.
I lumtur, që në praninë e shumë kolegëve të tij gazetarë, që ma propozuan me të drejtë këtë vlerësim, ta nderoja sot Dhimitër Gjokën me Titullin e lartë dhe të merituar “Mjeshtër i Madh”,” ka shkruar Meta në profilin e tij në Facebook.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dhimiter gjoka presidenti meta dhimiter gjoka presidenti meta

Sondazh

Poll