Sport

Epërsi e Tiranës, tri trofe të fituara në një ditë, në basketboll edhe volejboll

27 Shtator 2021, 11:00 Nga DOSJA
Epërsi e Tiranës, tri trofe të fituara në një

TIRANE – E diela e 26 shtatorit nuk do të harrohet në klubin shumësportësh te Tiranës. Skuadra bardheblu brenda një dite ka mundur të fitojë 3 trofe në basketboll për meshkuj dhe volejboll për femra e meshkuj.

Në basketboll për meshkuj, Tirana triumfoi ndaj rivalëve historikë të Partizanit, teksa i mundi me rezultatin 88-64. Një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra e Tiranës, gjë që e tregoi edhe diferenca prej 24 pikësh në rezultatin përfundimtar.

Lojtari më i mirë i sfidës për skuadrën bardheblu u shpall Agolli me 24 pikë personale dhe 14 topa në tabelë. Ky është trofeu i parë për këtë sezon për skuadrën e Tiranës në basketboll për meshkuj që do të kërkojnë të shpallen edhe kampionë të vendit

Në volejbollin e meshkujve, Tirana fitoi Kupën e Federatës, teksa mposhti në finale Vllazninë me rezultatin e pastër 3-0. Ishte një sfidë të cilën volejbollistët e skuadrës kryeqytetase nuk e vunë asnjëherë në dyshim dhe e shkatërroi totalisht në rezultat skuadrën shkodrane.

25-12 ishte rezultati i setit të parë të fituar nga Tirana që zgjati 23 minuta. Në të dytin, Vllaznia bëri pak më mirë, por diferencat gjithsesi ishin shumë të mëdha, teksa e fitoi këtë fraksion 25-16. Akoma më i thellë ishte rezultati në setin e tretë me Tiranën, që e fitoi 25-10 dhe krejt ndeshjen 3-0 duke ngritur trofeun e kupës.

Në finalen e Kupës së Federatës në volejboll për femra, Tirana e pati shumë më të vështirë të triumfonte ndaj Partizanit, teksa iu deshën 5 sete për të arritur këtë sukses. Tirana e nisi mjaft mirë sfidën, kur fitoi dy setet e parë të ndeshjes me rezultatin 25-21 dhe 25-14.

Partizani reagoi dhe arriti të fitojë setin e tretë 25-20 dhe më pas edhe të katërtin 25-17, për ta çuar këtë përballje në set final. Në këtë fraksion Tirana u shfaq në nivelet e seteve të pare, duke e fituar atë 15-8 dhe krejt ndeshjen 3-2, për të ngritur edhe trofeun e Kupës së Federatës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kupën e federatës kupës së federatës në volejboll për femra ndaj partizanit në basketboll për meshkuj partizanit rezultatin 88-64 tirana vllazninë me rezultatin e pastër 3-0 volejbollin e meshkujve kupën e federatës kupës së federatës në volejboll për femra ndaj partizanit në basketboll për meshkuj partizanit rezultatin 88-64 tirana vllazninë me rezultatin e pastër 3-0 volejbollin e meshkujve

Sondazh

Poll