Sport

Lajme jo të mira për Piolin në prag të ndeshjes me Atletico Madridin

27 Shtator 2021, 09:54 Nga DOSJA
Lajme jo të mira për Piolin në prag të ndeshjes me Atletico

ITALI – Sipas lajmeve të fundit nga “La Gazetta dello Sport” Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Atletico Madridit dhe pritet të rikthehet në fushë pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Suedezi ka luajtur vetëm 30 minuta kundër Lazios në këtë sezon duke realizuar një gol, por menjëherë ju rikthyer dëmtimit.

Ibra po vazhdon të stërvitet i veçuar nga grupi dhe pritet të mungojë në përballjen e Champions leagues ditën e martë që do të ketë Milani me Atletico Madridin. Sa i përket rikthimiot të tij me gjasë do të jetë për ndeshjen e ardhshme të Serisë A, pas ndeshjeve ndërkombëtare, që kuqezinjtë do të luajnë me Atalantën.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll