Sport

VIDEO/ Katër operacione dhe 323 ditë larg fushave, goli i Ansu Fatit kishte një dedikim, sulmuesi shkoi në tribunë dhe për

27 Shtator 2021, 10:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Katër operacione dhe 323 ditë larg fushave, goli i Ansu Fatit

SPANJË-Pas humbjes kundër Bayern Munich në Champions League dhe dy barazimeve të njëpasnjëshme në La Liga, Barcelona ia doli të fitonte ndaj Levantes me shifrat 3-0. Ansu Fati më në fund është rikthyer, por jo vetëm. Numri 10 i Barcelonës shënoi gjithashtu golin që e mbylli ndeshjen. Një moment i veçantë për sulmuesin i cili donte të festonte në një mënyrë të veçantë.

Spanjolli nuk kishte luajtur me fanellën e Barcelonës që nga nëntori i vitit 2020. Një ndalesë 323-ditore për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju që kërkoi katër operacione.
Një moment vërtet unik për Ansu Fati, i cili donte të festonte në mënyrën e tij. Pas golit, lojtari vrapoi me shpejtësi në fushëpër të përqafuar mjekun që e ndihmoi të shërohej nga dëmtimi. Një gjest simbolik për të falënderuar të gjithë stafin mjekësor të klubit për mbështetjen e muajve të fundit.

“Nuk e imagjinoja një rikthim si ky”, u shpreh Ansu Fati për Movistar. “Gjithmonë duhet të fitosh këtu. Jam i lumtur për fitoren, falënderoj mjekët dhe fizioterapistët që kanë qenë me mua. Mendova edhe për familjen time, e cila ka vuajtur muajt e fundit.” Përfundoi sulmuesi spanjoll.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ansu fati barcelona ansu fati barcelona

Sondazh

Poll