Sport

Fajin e ka dieta/ Shtohen tensionet te Man.United! Lojtarët të pakënaqur me menunë e Ronaldos, portugezi ka detyruar shefat

27 Shtator 2021, 10:03 Nga DOSJA
Fajin e ka dieta/ Shtohen tensionet te Man.United! Lojtarët të

ANGLI- Fillojnë tensionet e para te Manchester United mes Cristiano Ronaldos dhe shokëve të skuadrës. Gjithë faji është i ushqimit. Sulmuesi portugez bindi kuzhinierët e klubit që të shtonin disa pjata të tij të preferuara në menunë e mensës, por disa lojtarë nuk e kanë preferuar atë ushqim.

Vetëm pak ditë më parë portieri Lee Grant pranoi se lojtarët e Manchester United, pasi panë CR7 të porosiste vetëm kuinoa dhe avokado, do të refuzonin të hanin ëmbëlsirë. Në fakt, ata kishin vendosur të ndiqnin shembullin e ish- sulmuesit të Juventusit dhe të ushqeheshin shëndetshëm. Kështu ata i kishin thënë lamtumirë ëmbëlsirës të tyre të zakonshëm. Megjithatë situata po del pak nga kontrolli dhe tensionet e para po fillojnë të shfaqen.

Cristiano Ronaldo është shumë i shqetësuar dhe i rreptë kur bëhet fjalë për dietën e tij dhe natyrisht ai gjithashtu ndjek një dietë specifike në qendrën stërvitore. Një burim pranë klubit zbuloi për “The Sun” se zgjedhjet e Ronaldos kanë ndarë dhomën e zhveshjes. Në fakt, disa do të ishin më të prirur për diçka pak më klasike.

Në krye të listës së sulmuesit është një pjatë tradicionale portugeze, Bacalhau, një recetë tipike e bazuar në merluc, me qepë dhe vezë. Një ushqim tjetër i përfshirë në menu, oktapodi, i dashur nga CR7 por shumë më pak nga shokët e skuadrës.

Tani lojtarët kanë filluar të tërhiqen: “Cristiano Ronaldo është shumë i dhënë pas proteinave, gjëra të tilla si feta proshute, vezë, avokado dhe kuzhinierët po përpiqen ta ndihmojnë me gatime shtëpie. Ai gjithashtu e do oktapodin, por shumica e djemve nuk e preferojnë atë.” Thotë burimi i “The Sun”.Dieta dhe stërvitja e tij e rreptë, në fund të fundit, vazhdojnë ta mbajnë atë në formë dhe portugezi nuk ka ndërmend të heqë dorë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll