Sport

Kampioni i ri i boksit Florian Marku: “Nuk kam problem nga mesazhet e politikanëve, unë mirëpres…”

27 Shtator 2021, 07:38 Nga DOSJA
Kampioni i ri i boksit Florian Marku: “Nuk kam problem nga mesazhet e

ANGLI – Suksesi i Florian Markut ka marrë urime të shumta nga personazhe të ndryshme dhe sigurisht në raste të tilla nuk mungojnë edhe ato të politikanëve.

Megjithatë për një sportist që jeton stërvitet dhe ka gjithçka jashtë vendit mesazhet e politikanëve janë thjesht një sodisfaksion si mesazhet e shumë të tjerëve.

Në intervistën e fundit të Markut ai është pyetur edhe për këtë çështje.

“Unë nuk i kam problem mesazhet e politikanëve dhe nuk jam pjesë e ndonjë partie, i mirëpres nga të gjithë. Unë isha ndeshja e dytë e eventit. Nuk e kemi pritur aq shumë njerëz. Publiku kur mbarova unë ndeshjen u larguan më pas, nuk u interesonte kush ndeshej më vonë.

Unë e kam nisur boksin në Greqi, por me kickboks. Por mua më kanë quajtur gjithmonë si boksieri dhe prandaj kam kaluar lehtë në boks.”
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll