Sport

Messi “qeraxhi” në lagjen Neuilly-sur-Seine të Parisit. Ja sa do të paguajë

27 Shtator 2021, 10:38 Nga DOSJA

FRANCE – Me të mbërritur në Paris, Lionel Messi u vendos në një hotel dhe pak ditë më pare, sulmuesi argjentinas gjeti shtëpinë e re, ku do të jetojë. Është një shtëpi me madhësi 300 metra katrorë dhe për të cilën Messi do të paguajë 20,000 euro në muaj.

Gruaja e tij Antonela dhe Leo po kërkonin një shtëpi me një pishinë të brendshme, por në fund atyre iu desh të hiqnin dorë. Rezidenca e re e yllit argjentinas ndodhet në një pjesë elitare të Parisit të quajtur Neully-sur-Seine, raporton “RMC Sport”.

Pranë shtëpisë së marrë me qera nga Messi, jetojnë edhe disa nga shokët e tij të skuadrës te Paris SG. Është një ndërtesë dy katërshe me katër dhoma gjumi dhe një kopsht të vogël.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lionel messi neully-sur-seine rmc sport lionel messi neully-sur-seine rmc sport

Sondazh

Poll