Sport

Guardiola: “Bernardo për fat të keq do të iki, por është një ndër lojtarët më të mirë në botë“

27 Shtator 2021, 10:03 Nga DOSJA
Guardiola: “Bernardo për fat të keq do të iki, por

ANGLI – Manchester City regjistroi një fitore të rëndësishme në këtë fundjavë, ndaj skuadrës së Chelseas në Stamford Bridge me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Guardiola e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 53-të por pak ditë pas asaj ndeshjeje trajneri spanjoll vecoi portugezin Bernardo Silva.

“Bernardo Silva është një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha ai. – “Nëse, në fund, ai dëshiron të largohet dhe vendos të shkojë, e vetmja gjë që mund të them është se klubi që merr Bernardon do të marrë një nga lojtarët më të mirë në botë”, u shpreh Guardiola.

Portugezi ishte pranë largimit nga klubi gjatë verës, me një mori klubesh të interesuara për të, por në fund Silva qëndroi të paktën edhe për këtë sezon me “Citizens”.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll