Sport

Humbi në derbi, zbulohet fjalimi që i bëri Mourinho skuadrës në fushë: Ju keni dhënë…

27 Shtator 2021, 10:40 Nga DOSJA
Humbi në derbi, zbulohet fjalimi që i bëri Mourinho skuadrës

ROMË-“Ju keni dhënë gjithçka, nuk keni pse jeni të trishtuar, vazhdoni kështu”. I zemëruar që humbi në derbi, Jose Mourinho mblodhi skuadrën në mes të fushës, për një fjalim të shkurtër, ndërkohë në anën tjetër, lojtarët e Lazios së bashku me stafin festonin këtë fitore pranë ultrasve. Portugezi më pas shkoi personalisht për të falënderuar tifozët për mbështetjen, zëri i tyre nuk u zbeh në asnjë minutë edhe kur skuadra verdhekuqe po humbiste.

Në përfundim të takimit, Jose Mourinho bëri përgjegjës arbitrin Guida që skuadra e tij humbi në derbi. “Ishte një derbi fantastik, i cili konfirmon rritjen e futbollit italian, fatkeqësisht, arbitrimi nuk ishte në të njëjtin nivel dhe vendosi rezultatin.

Penalltia ndaj Zaniolo-s mund të na kishte dhënë rezultatin 1-1 por në vend të kësaj na kushtoi 0-2 në kundërsulm. Kishte edhe një karton të kuq për Lucas Leiva, i cili do të na kishte dhënë avantazhin numerik. Arbitri bëri një gabim në fushë, nuk e di ku ishte Var, ndoshta në Coverciano, dhe ai nuk e korrigjoi atë.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll