Sport

Brdaric: “Vlerësim për Partizanin, por Vllaznia ime është më e fortë”

25 Shtator 2021, 16:13 Nga DOSJA
Brdaric: “Vlerësim për Partizanin, por Vllaznia ime

SHKODER – Trajneri gjerman Thomas Brdaric i Vllaznisë, në konferencën për shtyp në prag të përballjes ndaj Partizanit, të dielën në “Elbasan Arena”, ka pranuar se rrezikoi duke hedhur në fushë shumë lojtarë të rinj për Kupën e Shqipërisë ndaj Labërisë. Por tani, sipas tij, e gjithë vëmendja është te “të kuqtë”, një sfidë e rëndësisë së veçantë, ku do të kërkohet rikthimi te fitorja.

“I kemi pothuajse të gjithë lojtarët, si ata që do të futen në fushë dhe ata në stol, do të jenë akoma më shumë të uritur se lojtarët e Partizanit, për të marrë fitoren. Jemi profesionistë dhe e dimë që ka ulje-ngritje. Kemi një javë që përgatitemi nga ana psikologjike dhe fizike për t’u përballur ndaj Partizanit. Mendoj se skuadra është stabilizuar dhe është diçka pozitive që të luajmë të dielën në darkë dhe shikoj më shumë avantazhe në krahun tonë”.

Vlerësimi për Partizanin? Trajneri gjerman e di me çfarë kundërshtari përballet, por beson se skuadra e tij i ka të gjitha armët, për t’i vënë nën presion të kuqtë e Ilir Dajës.

“E dimë që Partizani do të jetë shumë i motivuar për të luajtur ndaj nesh, por ne jemi një ekip i fortë. Nesër do të jetë një ndeshje me shumë rivalitet, por ne do të bëjmë maksimumin tonë dhe duam t’i futim në presion me mënyrën tonë dhe shpresoj të dalim me një rezultat pozitiv”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ilir dajës ndaj partizanit thomas brdaric. trajneri gjerman vllaznise ilir dajës ndaj partizanit thomas brdaric. trajneri gjerman vllaznise

Sondazh

Poll